Inceneratorët/ Përfitoi fatura si Ahmetaj mbetet në burg, zv.Presidenti i FSHF-së

29 December 2022, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inceneratorët/ Përfitoi fatura si Ahmetaj mbetet në burg,

Është lënë në fuqi masa e “Arrestit me burg” për zv.Presidentin e FSHF-së, Arben Dervishaj i cili rezulton i arrestuar për inceneratorin e Fierit, pasi sipas prokurorisë ka firmosur situacione për punë të pakryera.

Gjithashtu, arkitekti dhe ndërtuesi Arben Dervishaj, dyshohet se ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto.

Përfitimet konsistonin në udhëtime private jashtë shtetit, bileta avioni, qëndrime në hotele, por dhe bileta për ndeshje futbolli në stadiumet italiane.

Sipas SPAK Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar e dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive, shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku janë siguruar përfitime të paligjshme në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro.

Gjithashtu, arkitekti dhe ndërtuesi Arben Dervishaj, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.

Rasti i Dervishajt i arrestuar për faturat është i njëjtë me Ahmetajn, i cili është me pushime jashtë Shqipërisë dhe provat e denoncuara nga gazetari Adriatik Doçi nuk janë marrë parasysh nga prokurorët e SPAK.

 


Video