Atentati ndaj Trump / AP: Një polic u ngjit në çati dhe u përball me autorin, ai i drejtoi armën dhe...

14 July 2024, 21:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Trump / AP: Një polic u ngjit në çati dhe u
Foto nga vendngjarja

Një oficer i policisë lokale u konfrontua me personin e armatosur që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump të shtunën, sipas Associated Press.

Associated Press raportoi pasditen e kësaj të diele se një oficer lokal policie u ngjit në çatinë e strukturës ku ishte vendosur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Oficeri thuhet se u përball me Crooks, por ky i fundit i drejtoi armën policit.

Kur oficeri u tërhoq dhe Crooks qëlloi në drejtim të Trump, agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan Crooks, sipas raportit. Associated Press raportoi se një zyrtar i ndau detajet në kushte anonimiteti.

Fox News Digital thotë se pyeti Policinë e Shtetit të Pensilvanisë për raportin, por nuk mori një përgjigje.


Video