Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që u ka marrë jetën dy personave në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.
Nga videot e siguruara nga VoxNews, mjeti ku udhëtonin viktimat është i shkatërruar plotësisht nën rrotat e kamionit.
Ndërkohë trupat e viktimave ndodhen ende në makinë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.