RËNDOHET bilanci në Rrogozhinë/ Policia: Dyshohet se kanë vdekur 2 persona

4 August 2022, 12:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

RËNDOHET bilanci në Rrogozhinë/  Policia: Dyshohet se kanë

Policia jep informacionin zyrtar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pak më parë.  Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që u ka marrë jetën dy personave në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Mjeti ku udhëtonin viktimat është i shkatërruar plotësisht nën rrotat e kamionit. Ndërkohë trupat e viktimave ndodhen ende në makinë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.


Njoftimi i policisë

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Video