E rëndë në Rrogozhinë/ Makina shtypet nga kamioni, një i vdekur (Pamjet të rënda)

4 August 2022, 11:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Rrogozhinë/ Makina shtypet nga kamioni, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”. Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Informacionet e para bëjnë të ditur se brenda automjeteit ndodhet një person, i cili ka humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.

Video e siguruar nga VoxNews:


Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video