Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një efektiv të policisë, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke kryer transportimin e tij drejt spitalit të Durrësit, ku po qëndron nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.
Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.