Ish-futbollisti i Laçit shpëton për mrekulli, pëson atak në zemër në fushë

25 April 2022, 10:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-futbollisti i Laçit shpëton për mrekulli, pëson atak
Alban Rexhepi

Alban Rexhepi, ish-futbollisti i Laçit në Superiore dhe Burrelit në Kategorinë e Parë, ka pësuar një atak kardiak në zemër gjatë ndeshjes së Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit të Prishtinës.

Sulmuesi anësor ka marrë menjëherë ndihmën e parë nga mjekët në fushë dhe në QKUK është konfirmuar se ai kishte një atak në zemër.

Rexhepi ka bërë edhe një ndërhyrje menjëherë, ndërkohë që ka marrë mesazhe të shumta nga klubet ku ka luajtur.

Në spital futbollistin 26-vjçar e ka vizituar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili është shprehur i gatshëm ta ndihmojë futbollistin për të kaluar këtë moment të vështirë.

 


Video