Tonali çon Djallin në Parajsë, fitore në shtëpinë e Lazios dhe parakalon Interin

24 April 2022, 22:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tonali çon Djallin në Parajsë, fitore në
Goli i fitores nga Tonali

Dorëzohet në fund Lazio pas një morie rastesh nga Milani që fiton me shumë vështirësi në Romë duke kthyer në favor disavantazhin e Immobiles që në minutat e para.

Olivier Giroud dhe më pas në kohën shtesë Sandro Tonali dhurojnë një provë muskujsh për kuqezinjtë që e dominuan Lazion në çdo aspekt, pët t’u larguar me një 3 pikësh shumë të çmuar nga Roma dhe rikthehen në krye të klasifikimit me 2 pikë më shumë se Interi e në pritje të ndeshjes që zikaltërit kanë në mesjavë kundër Bolognas, sfida e prapambetur që po mban peng prej muajsh Serie A.

Në këtë mënyrë, javët e fundit të Serie A pritet të jenë spektakolare dhe të paparashikueshme.


Video