Gjendja shëndetësore e Lukakut po i kushton shumë Interit

4 November 2022, 12:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendja shëndetësore e Lukakut po i kushton shumë Interit
Romelu Lukaku

Në Itali Romelu Lukaku është tema e ditës e sidmos gjendja shëndetësore e tij, e cila mbetet shqetësuese, pak ditë para fillimit të Botërorit.

Por La Gazzetta dello Sport sqaron gjithashtu se ky dëmtim i shumëfishtë i sulmuesit belg do t’i kushtojë shtrenjtë Interit. Ai tashmë është i shtrenjtë për klubin.

Që nga rikthimi i Lukakut, zikaltërit kanë futur duart në portofol dhe e përditshmja transalpine ka bërë llogaritë.

Ata shpenzuan shumën modeste prej 46,875 euro për minutë të luajtur nga sulmuesi, i cili ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon. Nuk është e sigurt nëse operacioni është fitimprurës për momentin. 

 


Video