Finalja e Conference League, Erion Veliaj: Pa një biletë për ndeshjen nuk futeni në Tiranë

21 May 2022, 10:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Finalja e Conference League, Erion Veliaj: Pa një biletë për
Në foto: Kryebashkiaku Erion Veliaj

Më 25 maj kryeqyteti do të jetë i hermetizuar siç ka qenë në 2 vizita të mëdha në Tiranë, ajo e George Bush dhe Papa Françekut. Kështu zgjodhi ta demonstrojë situatën që do të krijohet ditën e finales së madhe të Conferencë League në Shqipëri, kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Mos e merrni rrugën për të ardhur në tiranë, qyteti do të zbatojë protokollin që ndoqi në vizitën e Bush apo të Papa Françeskut. Qyteti do të hermetizohet. Pa një biletë për ndeshjen nuk futeni dot në Tiranë. Thirrja për të gjithë qytetarët, mos e merrni mundimin kot. Qytetarët e Tiranës të lëvizin sa më shumë në këmbë, sa më shumë me biçikleta. Transporti publik do të funksionojë”, tha ai.

Veliaj bëri me dije se Kryebashkiakët e Roterdamit dhe të Romës, dy qytetet e 2 skuadrave që luajnë finalen, do të jenë në Tiranë.

Kujtojmë se zhvillimi i eventit ndërkombëtar prestigjioz si Konferencë Liga, me ndeshjen Rome- Feyenoord, në Tiranë, ka nxitur pronarët e hoteleve të nxitojnë e të fitojnë më shpejt. 

Çmimet e një dhome hoteli në Tiranë arrijnë deri në 3 mijë euro, dhe nëse doni të kaloni natën në kryeqyteti, duhet të kontrolloni disa herë llogarinë bankare.


Video