Tritol biznesit të Xhemal Bushatit, reagon Bardh Spahia: Shkodra nuk i përkulet krimit!

26 March 2022, 13:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tritol biznesit të Xhemal Bushatit, reagon Bardh Spahia: Shkodra nuk i

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ka reaguar kryetari i zgjedhur për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia. Në postimin e tij në Facebook, Spahia ka dënuar aktet kriminale që kanë goditur Shkodrën.

“Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune. Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.

Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë!

Shkodra nuk i përkulet krimit!”, ka shkruar kryebashkiaku Spahia.

 


Video