Sulmi me eksploziv ndaj biznesit të Xhemal Bushatit në Shkodër, reagon PD

26 March 2022, 10:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi me eksploziv ndaj biznesit të Xhemal Bushatit në Shkodër,
Ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Xhemal Bushati

Gjatë natës biznesit të kandidati demokrat për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati iu vendos lëndë plasëse. Për pasojë u raportuan dëme materiale. Partia Demokratike dënon sulmin ndaj pronës së Bushatit, ndërsa thekson se nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Gjithashtu PD u kërkon organeve u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Njoftimi Partisë Demokratike:

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!


Video