Shqipërisë i rikthehen vizat? Rama: S'ka shans, thashethem i përhapur nga opozita e rublave

18 October 2022, 18:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipërisë i rikthehen vizat? Rama: S'ka shans, thashethem i
Edi Rama

Rikthimi i vizave nga BE sipas kryeministrit Edi Rama është një thashethem i përhapur nga opozita dhe "non gratat", pasi sipas tij, kjo nuk ka shanse të ndodhë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se opozita e rublave sado të japë shpirt nuk ka për të hequr dorë. Gjithsesi, duhet theksuar se lajmi u raportua ditën e djeshme nga mediat e Brukselit se Çekia ka propozuar rikthimin e vizave me Shqipërinë.

"Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba" shkruan Rama.

 


Video