Apeli i GJKKO ka vendosur konfiskimin e pasurive të 11 të dënuarve për tjetërsim pronash në Lezhë. Krahas kësaj Gjykata ka vendosur sot edhe se sa vite burg do të vuajnë të dënuarit, mes të cilëve është edhe Gjevi e Mimoza Ndoka, vëlla dhe motra e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Lista e të dënuarve:
Xhevi Ndoka ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, dënimi i shkon në 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Mimoza Ndoka ishte dënuar me 1 vit 4 muaj, me kusht, teksa me vendimin e apelit i shkon 5 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Emanuel Gjura ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa i ndryshon me një dënim prej 6 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Zef Lazri ishte 8 muaj burg, dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Blendi Ndoka ishte me 3 vite e 6 muaj burg, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht, dënimi shkon në 5 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Paulin Simoni ishte 3 vite e 4 muaj burg, dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vlash Gaxulli ishte 2 vite burg, me kusht, 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Genc Zeneli ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Kol Lleshi ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Marjeta Përskura dënohet me 1 vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.