Gjykata vendos sekuestrimin e pasurisë së vëllait e motrës së ish-deputetit, Arben Ndoka

15 April 2022, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata vendos sekuestrimin e pasurisë së vëllait e motrës
Në foto: Mimoza Ndoka dhe motra e ish deputetit Arben Ndoka

Gjykata Apelit të Posaçëm ka vendosur konfiskimin e pasurisë ndaj Xhevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Kujtojmë se rreth nje vit më parë shkalla e parë vendosi të konfiskoi një pasuri prej gati 55 milionë euro të një grup qe akuzohen për shpronësimin e pronave në shëngjin. I pranishëm në këtë seancë eshte edhe prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

Si vepronte familja Ndoka për tokat:

Nga dosja e Prokurorisë zbradhej edhe mënyra se si vepronin anëtarë të familjes Ndoka në zonën e Lezhës. Prokuroria zbuloi këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut, për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” dolën edhe biseda me Ndokajt që deklarohen si pronarë të kësaj zone. Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Xjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipotekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

Zyrtarë të përfshirë:

Fillimisht dyshimet e para kanë qenë në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike (si kokainë dhe heroinë) nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Për këtë arsye personat sa më sipër janë vënë në përgjim telefonik, dhe me metoda të tjera speciale të hetimit si vëzhgim, survejim, përgjim ambiental etj. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve për lidhjet e tyre me veprimtarinë në lidhje me narkotikët, personat sa më sipër (por jo vetëm), kanë rezultuar të kryenin edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje të zyrtarët, korrupsion etj.

Nga provat e paraqitura së bashku me kërkesën rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën Lezhë. Gjatë kësaj kohe (pas vitit 2013), ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZRVPP Lezhë. Por ai rezulton se këto lidhje i ka krijuar edhe me punonjës të ALUIZNI-t, noterë etj. Personi në fjalë rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku nga transkriptimi i përgjimeve (dhe një sërë provash të sekuestruara më pas) kanë rezultuar të dhëna për përfshirjen e Gjevi Ndokës dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin bëjnë tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private (kryesisht në emër të tyre apo të personave të tjerë duke përfituar në finale në mënyrë të parregullt pasurinë shtet me dokumente të falsifikuara).

Njoftimi

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 5/37 regjistri themeltar, datë 23.09.2021regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Gj.N., M.N., E.Gj., Z.L., B.N., L.P., P.S., V.G., G.Z., K.Ll., M.P.,ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1–Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin Gj.N. me këtë ndryshim:

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gj.N. me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 i Kodit të Procedurës Penale, dënimin e të pandehurit Gj.N. përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.


2– Ndryshimin e vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurën M.N., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
b) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
c) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
d) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
dh) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 shkronja “a” të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës M.N. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit e të pandehurës M.N. përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.Gj. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
4- Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurin Z.L., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtor të të pandehurit L. për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
b) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje dhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
c) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

5- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N. për sa i përket deklarimit fajtor, cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N., si më poshtë: 

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarim fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.N., me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të procedurës penale, dënimin e të pandehurit N. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
6- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin L.P. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit L.P. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.P. me 5 (pesë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

7-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin P.S. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit P.S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit P.S. me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

8- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin V.G. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit V.G. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit V.G. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin G.Z. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit G.Z. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit G.Z. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin K.Ll. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit K.Ll. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit K.Ll. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

11- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurën M.P. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtore të të pandehurës P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurësM.P. me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës M.P. me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të gjitha pjesët e tjera të tij.


Video