Sali Berisha ka njoftuar se i është ndaluar hyrja në Mbretërinë me Bashkuar. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se kjo masë është marrë për dy arsye.
Sipas ish-kryeministrit Berisha pas këtij vendimi qëndron Lulzim Basha dhe Edi Rama.
Pas shpalljes non grata qëndrojnë Basha e Rama?
"Qëndrojnë plotësisht. Rregulli është ky nëse SHBA-të i ndalojnë vizat një personi, sipas një traktati, pothuajse automatikisht. Mesa kuptova nga letra ky ndalim nuk është mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi të parin, dhe të dytin.
Të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 1000% dhe vazhdon të bëjë biznes intensiv do të thotë të jesh i mashtruar, këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burime janë të njëjta, sa është ndikimi, nuk mund ta them. Në çfarë shkalle është", tha Berisha.