Berisha del në konferencë për media, për të sfumuar vizitën e Metës në Kosovë

22 July 2022, 12:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha del në konferencë për media, për të sfumuar
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat ku tregoi arsyen pse nuk e votoi rezoluten kundër raportit të Dick Martyt një ditë më parë në Kuvend. Ai u shpreh se nuk mund të ishte në seancë për arsye pune. 

Njëkohësisht në konferencë për mediat nga Kosova është edhe presidenti në detyrë Ilir Meta, ky i fundit ka fluturuar drejt Prishtinës, për të takuar presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Meta ka vendosur ta mbyllë Presidencën pikërisht duke u takuar me Vjosën, e cila është e vetmja homologe që e ka pritur atë gjatë këtyre 5 viteve si president.

Por ndryshe nga miqtë e tij në Kosovë, aleati i tij në Shqipëri, Sali Berisha ka zgjedhur ta sfumojë vizitën e  Metës e cila po jepej në të gjitha televizionet informative në Shqipëri duke dalë vetë në konferencë për mediat. Kreu i PD, Berisha ka zgjedhur të flas pikërisht për Kosovën dhe për raportin e Dick Martyt me pretekstin se kishte punë.

Cfarë ësht raporti Dick Marty:

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video