Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministrja e Shtetit pranë Kryeministrit dhe kryenegociatorja e re, Majlinda Dhuka ka dalë për herë të parë në një deklaratë për mediat pas marrjes së detyrës së re.
Në krah të kryeministrit Rama, Dhuka e ka nisur fjalën me falenderime ndaj Qeverisë, teksa i kërkoi grupit negociator me BE-në bashkëpunim maksimal.
“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot.
Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët,
Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha ajo.