Integrimi, Rama i jep porositë ekipit negociator: Do keni dhimbje koke, t’i tregojmë Brukselit seriozitet

30 July 2022, 11:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Integrimi, Rama i jep porositë ekipit negociator: Do keni dhimbje koke,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me keipin negociator për hapjen e negociatave me BE-në, ku të pranishëm ishin dhe dy ministret Olta Xhaçka dhe kryenegociatorja e sapoemëruar, Majlinda Dhuka.

Rama deklaroi se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori. Ai gjithashtu lavdëroi dhe ish-kryenegociatorin Zef Mazi. 

“Nuk jemi më në kushtet e një ndërveprimi me intensitetin e deritanishëm. Është themelore që secili prej jush të garantojë me punën, seriozitetin, cilësinë e materialeve, të komunikimeve dhe ndërveprimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt që kemi fituar në aspektin politik dua ta fitojmë në aspektin teknik. Dua që skuadra shqiptare të krijojë përshtypje pozitive në Bruksel.

Pjesën më të madhe tuajën kam pasur mundësinë t’i njoh dhe t’i vlerësoj për cilësitë dhe kam pasur mundësinë ta shoh edhe në një progres të caktuar. Disa nga zv/ministrat kanë qenë në këtë rrugë që në krye të herës. Sfida është tërësisht e re. Është e rëndësishme të theksoj se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE.

Mazi bëri një punë të lavdërueshme dhe diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se s’më doli në gogle. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në google por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit.

Ka njerëz që janë në zyra që në fillim të viteve 1990. I kanë shërbyer shtetit me modesti. Sikur çdo gjë të kishte mbetur në dorën e atyre që hyjnë e dalin si në mallin e babait do kishin një situatë si pas tërmetit.

Është me nevoje që secili prej jush të ketë vizionin e të tërës dhe të shoh shtrirjen e hartës në legjislacionin europian dhe ecurinë e problematika. Me rëndësi është që të krijohet dhe sensi i skuadrës. Të gjithë opinionet e përveçme na çojnë në një rezultat, sipas asaj që jemi në gjendje të japim. E kemi ne në dorë pjesën tonë. S’e kemi në dorën pjesën tjetër, por nga ne varet shumë se sa shpejt ecim”, tha kryeministri Rama

Kryeministri iu drejtua ekipit negociator se duhet të bëjnë pjesën që kanë në dorën vetë.

“E rëndësishme është të mos punoni si ishuj të izoluar nga njëri-tjetri. Secili ta ketë vizionin e së tërës dhe ta shohë hartën e shtrirjes së kësaj armate të vogël në territorin e legjislacionit euorpian, ecurinë dhe problematikat në këtë shtrirje. Të krijohet sensi i skuadrës, kemi një horizont përpara një qëllim të përbashkët dhe objektiva të përveçme, por që mblidhen bashkë. Kemi ne në dorë pjesën tonë, jo pjesën tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu drejtua duke thënë se gjatë këtij procesi do kenë dhimbje koke, por “do ndiheni shpresoj të nderuar që ju takon juve t’ju dhembë koka për një gjë që është kaq historike.”

“Dhimbje koke për procesin do t’i keni, do t’i mbani dhe do ndiheni shpresoj të nderuar që ju takon juve t’ju dhembë koka për një gjë që është kaq historike dhe i rëndësishëm për vendin. Është një moment shumë i rëndësishëm për karrierën dhe jetën tuaj si qytetarë të këtij vendi”, tha Rama.


Video