Rama nga Kongresi i PS i kërkoi llogari SPAK pse nuk ka nisur hetimet për Sali Berishën, pasi ky i fundit është shpallur Non Grata nga SHBA.
Kryeministri tha se non grata e Berishës është një gur në qafën e Shqipërisë dhe SPAK duhet ta heqë këtë gur duke vërtetuar nëse akuzat e SHBA-ve kanë apo jo bazë.
“Burgoset një grua për 10 kile peshk dhe çudia e çudive është se ndërkohe që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet e partive të tjera, për këdo zyrat sot, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, jo për një njeri por për krejt Shqipërinë sepse ai ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka detyrim që tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në ShBA. Ajo deklaratë nuk mund të rrijë pezull”, tha kreu i qeverisë.