Përplasjet dhe situata në Partinë Demokratike nuk mund të mungonin në fjalën e kryeministrit Rama në kongresin e PS. Përpara delegatëve socialistë, Rama tha se nuk ndjen keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhen kundërshtarët e tij politikë.
Rama u shpreh se ai nuk duhet të bien në kurth dhe se vetësiguria e tyre duhet të shprehet si forcë për të dëgjuar qytetarët. Rama tha se PS nuk është si forcat e tjera politike, por është shqiptari, siç e quajti ai.
“Zero keqardhje për opozitën. Shqipëria nuk ka për ta pasur një opozitë serioze. Ne duhet të jemi të shqetësuar jo se na mungon opozita andej por sepse nuk duhet të bien në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë. Forcën tonë duhet ta masim me fuqinë që kemi për t’i bashkuar qytetarët shqiptarë.
Vetësiguria jonë duhet të shprehet si forcë për ti dëgjuar me mendje të hapur të gjithë opinionet e shqiptarëve. Të vdekurit që gjallojnë duke kërkuar sherr apo zëdhënësit e tyre nëpër banaqet mediatike. Forca jon duhet të ketë veprime konkrete në respekt të opinionit të njerëzve," u shpreh Rama.