"Ta martoj tët ëmë", aktori Agron Llakaj përfundon në urgjencë: Kalova disa orë...

26 July 2023, 12:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ta martoj tët ëmë", aktori Agron Llakaj përfundon
Agron Llakaj

Aktori Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë ku ka treguar se i është dashur të kalojë disa orë të mira.

Ka qenë vetë Goni i cili ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm.

Postimi i plotë i Agron Llakaj:

Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

I forti-doktooor?!ooo,eeeej!
(vjen doktori)
doktori-urdhero perse bertet?!
i forti-plasi syte, po me vdes babai!
doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.
Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!
Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.


Video