Kush është partnerja e Klajdi Harunit? Zbulohet gjinia e bebit që pritet të vijë në jetë (VIDEO)

26 July 2023, 11:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është partnerja e Klajdi Harunit? Zbulohet gjinia e bebit që
Klajdi Haruni me Orgesën

Prej disa javësh ka qarkulluar në media se këngëtari i njohur, Klajdi Haruni, do të bëhet baba për herë të parë.

Teksa fansat nuk dinin asgjë rreth partneres së tij, ai ka vendosur një ditë më parë që të tregojë disa detaje më shumë nga jeta e tij personale.

Ai ndau me ndjekësit në “Instagram” një video ku zbulonte edhe partneren, e njëkohësisht konfirmonte lajmin e bukur se do të bëheshin prindër.

“Të adhuroj pa fund por sot më shumë se kurrë, formën e barkut tënd…”, ka shkruar Klajdi Haruni bashkëngjitur me videon që mori menjëherë mijëra pëlqime dhe urime.

Mirëpo, edhe pse këngëtari nuk e tregoi, është zbuluar identiteti i partneres dhe gjinia e bebes. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Orgesa.  Ndërkohë çifti do të bëhet prindër të një vajze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni)

 


Video