Kejvina rreshtohet pro Deas dhe fyen Efin dhe Kiarën: Lëpihen e shtiren për t’u dukur bukur

3 April 2023, 19:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kejvina rreshtohet pro Deas dhe fyen Efin dhe Kiarën: Lëpihen e
Kejvina rreshtohet pro Deas dhe fyen Efin dhe Kiarën

Mes njerëzve që ka rezerva për sjelljen e dyshes Efi-Kiara pas rikthimit në “Big Brother” është edhe Kejvina Kthella.

Përmes një statusi në Instagram, mbrëmjen e djeshme ajo i doli në mbrojtje Deas, duke shkruar se meriton finalen, se është treguar qetësi.

Sakaq, më pas ajo ka shkruar se edhe Luizi do Dean në finale, duke thënë se “Thellë-thellë me zemër Luizi do Dean, aq sa donte Oltën aty brenda…sepse janë luftarake e nuk lëpihen për t’u dukur bukur në publik. Koha do vërtetojë gjithçka.”

Kejvina rreshtohet pro Deas dhe fyen Efin dhe Kiarën: Lëpihen e

Në një status tjetër, Kejvina flet me superlativa për Jorin duke ironizuar në nëntekst Kiarën dhe Efin. “Një super yll dhe vajzë pozitive që nuk ka pikë lidhje me djallzinë e lëpirseve vërdallë. Edhe kërcimet dhe shakat që bën me Luizin 100% pa të keq po thjesht kërcen, qesh, loz, kënaqet pa asnjë synim të keq. Jori, je bukuria e asaj shtëpie!”

Kejvina rreshtohet pro Deas dhe fyen Efin dhe Kiarën: Lëpihen e

Më pas, Kejvina ka publikuar foton e një freskueseje. Kujtojmë Arbër Hajdarin që i tha Efit dhe Kiarës të marrin nga një freskuese t’i bëjnë fresk Luizit pas rikthimit në shtëpi.

Kejvina rreshtohet pro Deas dhe fyen Efin dhe Kiarën: Lëpihen e

“Ndërkohë unë për një moment harrova që nuk jam Luizi e po imagjinoja se po më bënin fresk edhe mua. Edhe unë me këtë imagjinatën time shkoj shumë larg. Çfarë dështakeje jam, varja. Lëre se po e mbyll me kaq se nuk jam lëpirëse, jam panettone”, shkruan Kejvina.

 

 



Video