Kiara i tha që ai ka obsesion për Luizin, Kristi acarohet me moderatoren: Ti ke ardhur e korruptuar

3 April 2023, 18:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara i tha që ai ka obsesion për Luizin, Kristi acarohet me
Kristi debat me Kiaren

Që nga hyrja e banorëve të re Kristi ka ndryshuar sjellje e qëndrim, Ai nuk duket shumë i qetë dhe është futur disa herë ne debate me banorët dhe Luizin në veçanti. Sot ai ka pasur një debat edhe me Kiarën. Atij i duket tërësisht ndryshe kësaj here dhe e ka kritikuar për sjelljen e saj. Ja një pjesë nga debati i tyre:

Kristi: O Kiara tek ty kam vënë re një si energji shumë destruktive kur u riktheve. Mënyra sesi flisje, si ngacmoje, si bëje.

Kiara: Ëhë, çfarë ke vënë re?

Kristi: Nuk më pëlqen si reagove dje aty te..Që e ridikulizove(e bëre qesharake) gjithë këtë ngjarje.

Kiara: Ok, edhe?

Kristi: Atë seriozitetin tim. Është sjellje shumë e keqe.

Kiara: Dëgjo Kristi, unë e di që ti je i mërzitur se unë jam rikthyer dhe nuk e ke vëmendjen e Luizit 100% po tashi...

Kristi: Nuk është te vëmendja.

Kiara: Kur u ndanë këto na ranë.

Kristi: Nuk është te vëmendja, e kisha te sjellja.

Kiara: Dhe përsa i përket hyrjes time këtu. Të vish me një lloj distancimi dhe ftohtësie nuk do të thotë që unë po vij ndryshe.

Kristi: Reagimi yt ishte shumë i dobët.

Kiara: I dobët? Pse apo se të thashë të vërtetën në sy? Ti ke obsesion për Luizin.

Kristi: Seriozisht? Ti ke ardh me energji shumë të keqe.

Kiara: Pse? Se s’ta var ty? Ju përfitoni nga mirësia ime, nga edukata ime.

Kristi: Mirësia jote? Ti ke ardhur e korruptuar komplet moj.

Kiara: E korruptuar unë? Unë jam shumë, shumë e qetë.

Kristi: Ti ke ardhur e korruptuar dhe ke reagime shumë të këqija. Destruktive fare!

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video