Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, me një video në Facebook prej të cilëve kërkoi që “ta lënë Serbinë rehat”.
Kjo deklaratë e tij vjen pas kritikave për armatosjen e Serbisë nga Kina.
Vuçiçi e cilëson veten si “ujk vetmitar”, madje refuzon të jetë edhe luan, sepse, sipas tij, luanët, elefantët dhe tigrat mund të shihen në cirk, por “nuk ka kurrë ujqër të vetmuar në cirk”.
“Ne në Ballkan kemi mjaft nga këto kafshë madhështore dhe më mirë do ta pranoja gjithmonë rolin e një ujku të vetmuar, jo të hienës, të paturpshëm dhe të pamoralshëm, sado që të jenë tre, pesë, gjashtë, e ndonjëherë edhe 19. Më keq se hienat, është të jesh një mizë mashtruese, që rrotullohet rreth tyre dhe pret që ata të sjellin prenë e tyre dhe të tillë janë Kurti dhe Gjukanoviq”, ka shpjeguar ai.
Vuçiç u shpreh se Kurti dhe Gjukanovic po damkosin Serbinë, ndërsa e paraqesin si të rrezikshme për rajonin.
Për më tepër, ai ironizoi duke thënë se sistemet anti-raketore i blejnë për mbrojtje nga armiku, duke shtuar se për t’u mbrojtur nga Kosova e Mali i Zi s’i nevojiten këto armë, por “spraji i mushkonjave”.
“Sistemi jonë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë spraj Autan sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë. Por t’i lëmë shakatë”.
Vuçiç tha se serbët vetë dhe tha se blerja e armëve nga Kina ishte legjitime dhe transparente.
“Lëreni Serbinë të qetë, mos gënjeni, mos mashtroni publikun. Serbia do ta gjejë rrugën e saj ashtu siç duan qytetarët. Ne jemi krenarë për faktin se ne duam ta mbrojmë vendin vetë, jo NATO-n në emrin tonë. Ne jemi të ndryshëm në këtë dhe nuk kemi turp për këtë”, përfundoi ai.