Rasti “TNT”, Gruevski shpallet fajtor i shtohen edhe 9 vjet burg

20 May 2022, 15:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rasti “TNT”, Gruevski shpallet fajtor i shtohen edhe 9 vjet burg
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie. Po ashtu edhe ish ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.

Ndërkohë ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektor i ndërtimtarisë janë dënuar më nga 4 vjet heqje lirie. Tre të akuzuarit e tjerë të punësuar në komunën në fjalë lirohen nga akuza. 

Kujtojmë se gjatë muajit prill, Gruevski u dënua me 7 vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit, për pastrim parash, pasi kishte shfrytëzuar paratë e donacioneve për partinë e tij, duke blerë prona të patundshme për vete dhe duke i regjistruar në emrat e personave të tjerë.


Video