Policia e Kosovës zbardh grabitjen e argjendarisë: Katër autorët e maskuar dhe me armë, gjatë ndjekjes hodhën…

22 November 2023, 21:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia e Kosovës zbardh grabitjen e argjendarisë: Katër
Foto nga vendngjarja

Policia e Kosovës ka zbardhur dinamikën e grabitjes me armë të një argjendarie në Suharekë.

Katër persona të armatosur me kallashnikovë, me maska, doreza dhe çanta, kanë realizuar në mes të ditës një grabitje të denjë për filmat e Hollivudit.

Ata arritën të marrin rreth 250 mijë euro bizhuteri të çmuara nga argjendaria, ndërsa gjatë largimit u përplasën me dy punonjës të policisë që kishin mbërritur në vendngjarje pas marrjes së njoftimit.

Autorët u larguan me një “Audi” ngjyrë gri dhe me xhama të zinj. Policia thotë se i ka ndjekur me makinë, por ata kanë hedhur “pengesa” gjatë ndjekjes.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë.

Policia me të marr informatën, konkretishtë patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtën me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.

Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforicime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë.

Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.


Video