Një polic është plagosur gjatë një grabitjeje me armë zjarri në një dyqan në Suharekë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka njoftuar se polici i plagosur është jashtë rrezikut përjetë dhe se ende askush nuk është arrestuar.
“Në një dyqan zejtar në Suharekë ka ndodh një grabitje, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe sipasojë një zyrtar policor ka marrë plagë nga arma. Sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë, ende nuk është arrestuar askush”, ka bërë të ditur Gashi.
Të paktën katër persona të armatosur raportohet se kanë grabitur një dyqan argjendari, dhe kanë hapur zjarr në momentin që janë përballur me policinë.
Gjithçka është kapur në video nga kalimtarët që ndodheshin aty pranë.