“Erdha të të vras”/ Piloti grek që vrau gruan tenton sërish të rikthehet në qelinë “VIP”

7 June 2022, 12:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Erdha të të vras”/ Piloti grek që vrau gruan tenton
Babis Anagnostopoulos

Duket se piloti Babis Anagnostopoulos, i cili vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij Caroline, po tenton deri në momentin e fundit t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit në burgun famëkeq të Greqisë.

Avokati i tij ka deklaruar për mediat helene se klientit të tij i rrezikohet jeta në burgun Malandrino, ku u transferua pak ditë më parë, duke thënë se një i burgosur tjetër e ka kërcënuar duke i thënë “erdha të të vras”. Më herët Babis ndodhej në burgun e Korydallos, “në qelinë VIP”, burg në të cilin ai kërkon sërish të kthehet.

 


Video