Frident Kuqi and Halil Gashi win the 62 million USD auction to b...
/ 2026-10-26 22:13:42Focus
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.
Në një postim në Twitter, Yuri Kim thotë se lufta kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-në prandaj kërkon që afati i punës së komisionit të zgjatet.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.