Names/ Who are the ministers expected to leave their positions i...
2026-11-13 11:28:00Focus

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në gjykatë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi paraprak.
Shorti elektronik ka caktuar gjyqtarin Bib Ndreca për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Brenda afateve ligjore, Ndreca duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë pranimin ose rrëzimin e saj.
Vendimi u komunikohet palëve në seancës e radhës paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës.
Seanca e radhës është caktuar në datën 9 shkurt ora 12.00, ku GJKKO duhet te shpallë vendimin për kalimin ose jo te çështjes për gjykim.