
Kryeministri Edi Rama se bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, po prezantojnë rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se për Këshillimin Kombëtar kanë marrë pjesë mbi gjysëm milioni qytetarë.
Rezultatet
1. 59% e shqiptarëve pro Ballkanit të Hapur
59% e qytetarëve në Shqipëri janë pro Ballkanit të Hapur, sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtar.
303 018 janë përgjigjur pozitivisht, 134879 janë përgjigjur negativisht.
2. 74% e shqiptarëve pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar Vettingun
3. Integrimi në BE, 67 % pro e shqip0tarë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit
67 % e shqiptarëve kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE. Vetëm 19 kanë votuar kundër.
4. Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit me detyrim
5. Rezultatet e Këshillimit Kombëtar, 69% e shqiptarëve pro që të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna
69% e shqiptarëve mendojnë se punonjësit duhet të mbrohen nga shtetit me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet. 353.243 qytetar i janë përgjigjur pozitivisht dhe 120898 negativ dhe 36017 janë përgjigjur me Nuk e Di.
6. Shqiptarët pro ndihmës së nënave me fëmijë të mitur të përfitojnë mbrojtje sociale
Shqiptarët pro ndihmesës së nënave me fëmijë të mitur të përfitojnë mbrojtje sociale. 431 881 janë përgjigjur pozitivisht, 73 233 janë përgjuar negativisht.
7. Shqiptarët pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore
Shqiptarët pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. 308 mijë qytetarë kanë votuar pro, 148 mijë kundër, teksa 51 mijë nuk kanë mendim.