Pse nuk foli Scholz për Ballkanin e Hapur? Rama: Nuk do përtonte ta thoshte nëse s'do e mbështeste

2022-04-12 10:05:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse nuk foli Scholz për Ballkanin e Hapur? Rama: Nuk do përtonte ta
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk e sheh si mosmbështetje nga ana e kancelarit gjerman Scholz mungesën e një deklarate për nismën “Ballkani i Hapur”.

Rama tha nga Berlini se nëse do të ishte kundër nuk do përtonte ta thoshte dhe se ishte zgjedhje e tij e komunikimit, plotësisht e respektueshme.

Sa i përket reagime në Tiranë se Scholz nuk e mbështet këtë nismë, Rama tha se nuk i interon.

“Sikur të ishte mosmbështetës nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh as në publik. Kështu që kurrsesi nuk do të thosha që është mosmbështetës.

Sa i përket mbështetjes së hapur edhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit, plotësisht e respektueshme, për më tepër që procesi i Ballkanit të Hapur është një proces që ka lindur dhe shpjegohet siç është për shkak se procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin dhe për shkak se çfarë u parapa në procesin e Berlinit dhe çfarë u vendos në tryezë nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak shoh problem sepse nuk më intereson fare, më intereson mendimi i qytetarëve”, tha Rama.


Video