“Nuk më frikëson as SPAK-u as mazhoranca”/ U përjashtua nga seanca, Elda Hoti: Ajo që hodha në sallë ishte…

2024-10-17 11:24:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nuk më frikëson as SPAK-u as mazhoranca”/ U

Deputetja e PD Elda Hoti është përjashtuar nga seanca plenare pasi hodhi një karrige dhe tavolinë një lëng, për të cilën kryetarja e Kuvendit

Elisa Spiropali dyshon se mund të jetë benzinë, pasi aroma ndjehej në sallë. Shkak kjo edhe për ndërprerjen e seancës për 10 minuta.

Ndërkohë për mediat Hoti u shpreh se lënda ishte thjeshtë aromatizues, dhe nuk i trembet as kërcënimeve të mazhorancës e as SPAK-ut.

“Le të rrijë e qetë Elisa me shokët e shoqet e saj. Ajo që hodha ishte një aromatizues. Nuk ishte benzinë. Nuk i trembem as SPAK-ut askujt. Ne kemi një mision dhe nuk ndalemi nga kërcënimet e kësaj bande kriminale”, tha ajo.


Video