Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka debatuar me ish deputeten demokrate, Rudina Hajdari

2022-04-19 08:25:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka debatuar  me ish deputeten demokrate, Rudina
Bardhi dhe Hajdari në studio

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka debatuar mbrëmjen e sotme me ish deputeten demokrate, Rudina Hajdari pasi kjo e fundit ka kërkuar një ndjesë publike për përjashtimin e saj nga partia pas vendimit për të mbajtur mandatin në 2019.

Hajdari tha se tashmë që ishte pranuar gabimi për djegien e mandateve, Bardhi duhet të kërkonte ndjesë ndaj saj dhe gjithashtu tha se ky i fundit nuk kishte asnjë kontribut në PD.

Ndërsa Bardhi iu përgjigj se nuk kishte përse t’i kërkonte ndjesë sepse Hajdari nuk kishte qenë anëtare e PD-së dhe si rrjedhojë nuk ishte përjashtuar. Sa i përket posteve, Bardhi iu përgjigj duke thënë se ishte futur në listë si kandidate për deputete për shkak të babait të saj Azem Hajdarit.

Debati në studio:

Hajdari: Kërkoni ndjesë publike për atë që bëtë se më përjashtuat pasi mbajta mandatin tim? Ke zero kontribut në PD dhe u bëre sekretar i Përgjithshëm i PD.

Bardhi: Po ti çfarë kontributi ke, apo se je vajza e babait?

Hajdari: A mund të kërkosh ndjesë publike, sepse më përjashtuat kur unë mbajta mandatin ndërkohë që sot e konsideroni gabim atë vendim?

Bardhi: Ndaj zonjës Hajdari nuk ka patur përjashtim, sqarimi i dhënë, ajo ka bërë zgjedhjen e saj dhe ne e respektojmë dhe se nuk mund të merrnim asnjë masë sepse nuk ishte anëtare e PD-së.


Video