Frident Kuqi and Halil Gashi win the 62 million USD auction to b...
/ 2026-10-26 22:13:42Focus
Deputeti Ferdinand Xhaferaj thotë se mbrëmë në mbledhjen e Grupit Parlamentar ka kërkuar që kreu i PD, Lulzim Basha të japë dorëheqje. Kjo vjen pas humbjeve në zgjedhjet e 6 marsit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se nuk e pranon atë që Basha tha se nuk kanë humbur asnjë zgjedhje, teksa shton se njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Deputeti thotë se PD ka kapacitet për të prodhuar një lidership të ri.