Berisha: Preç Zogaj dhe Baton Staniçiq marrin para te zyrat e Fugës

2022-03-24 12:18:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Preç Zogaj dhe Baton Staniçiq marrin para te zyrat e
Analisti Preç Zogaj, gazetari Baton Haxhiu dhe ish kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha ka mohuar edhe njëherë tërheqjen e tij nga gara për në krye të Partisë Demokratike. Berisha kërkoi që të mos luhet me blofin.

 “Unë mund të them që me blofin nuk mund të luhet dhe me blofin luan sot një dyshe që kalon nga një studio në studion tjetër, dyshja Baton-Zogaj. Mos dëgjoni fjalët e tij marrin para nga zyrat e Fugës”, tha ai.

Në një deklaratë për mediat në oborrin e Parlamentit, Berisha tha se grupi parlamentar është institucion i plotë operativ në PD ku mund të zhvillohet debati për bashkimin. Sipas ish-kryeministrit bashizmi ishte dhunim i statutit dhe iku bashkë me Lulzim  Bashën.

 


Video