Berisha dhe Basha mund të rikandidojnë, Alibeaj prezanton platformën për bashkimin e PD

2022-04-16 11:07:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha dhe Basha mund të rikandidojnë, Alibeaj prezanton
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi platformën me të cilën sipas tij, do të bëhet i mundur bashkimi i demokratëve.

Gjatë një konference për mediat, Alibeaj u shpreh se kjo platformë mbështetet nga shumica e Grupit Parlamentar.

Në një nga pikat e platformës kërkohet anulimi i proceseve të njëanshme që po zhvillon Sali Berisha dhe rifillimi i procesit duke përfshirë të gjithë palëve.

Alibeaj pohoi se kishte edhe propozime shtesë, por sipas tij procedura që gëzon mbështetje më të gjerë ishte që propozimi shtesë nuk mund të përfshihet.

Një ndër propozime shtesë ishte edhe propozimin i deputetëve Agron Gjekmarkaj si dhe Ferdinand Xhaferrajt, të cilët kanë propozuar që të përjashtohen nga rikandidimi çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. 

“Që të përjashtohen nga PD çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkua shumicës së grupit të PD-së”, tha Alibeaj.

Pikat e platformës:

-Grupi parlamentar i Partisë Demokratike apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, fyerjes dhe i bën thirrje çdo anëtari të partisë të reflektojë që të heqë dorë nga çdo pozicion i deritanishëm përçarës midis demokratëve.

-Çdo proces i njëanshëm riorganizimi të partisë në funksion të bashkimit dhe gjithëpërfshirjes, duhet të anulohen dhe të zhvillohen në një kohë të përshtatshme.

-Grupi Parlamentar duhet të ngrejë një grup pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizmin e procesit të zgjedhjeve dhe organizimin e partisë nga baza në qendër.

-Grupi i punës është ai që propozon rregullat, kalendarin e procesit dhe planin e detajuar të riorganizimit të partisë, nga poshtë lart, të cilat miratohen me një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar. Vendimet e grupit të punës merren me konsensus.

-Grupi i punës i ngritur nga Grupi Parlamentar të përcaktojë strukturat zbatuese të këtij plani bashkimi. Në nivel dege, procesi realizohet nga grupe pune të përbashkëta, të ngritura dhe të monitoruara nga Grupi Parlamentar.


Video