Berisha: Alibeaj pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar

2022-04-12 17:57:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Alibeaj pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia blu se deputeti Enkelejd Alibeaj, me padinë që i bëri Partisë Demokratike për vendimin e 25 marsit, pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar.

“Me vendimin për të paditur Partinë Demokratike, për mua ai pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. Nuk është fjala për mendim, por për veprim. Veprimi është shumë i gabuar. Nuk ka asnjë bazë. Do të thotë të frenosh një proces që s’ka dyshim asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër. Ai e konsideron veten kryetar i PD, në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.

 


Video