"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus

Lulzim Basha u ka komunikuar bashkëpunëtorëve të tij se është kandidat për President i vendit.
Kështu deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha.
"Kam dëgjuar se me bashkëpunëtorët e tij u ka thënë që jam kandidat për President. 100 për qind e vërtetë kjo", tha Berisha.
Berisha foli në emisionin Zonë e Lirë dhe këtë përgjigje e dha kur u pyet nëse kishte mundësi që Edi Rama ta bënte Lulzim Bashën President.
Procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri nisin në mes të muajit prill.