Sot ndryshon sërish çmimi i naftës, mblidhet Bordi i Transparencës

2022-03-21 08:05:24Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot ndryshon sërish çmimi i naftës, mblidhet Bordi i
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës do të mblidhet sërish këtë të hënë për të caktuar çmimin e karburanteve.

Për herë të fundit çmimi i karburanteve ndryshoi më 16 mars, ku u vendos që deri ditën e sotme çmimi i naftës të jetë 203 lekë/ litri, kurse i benzinës 206 lekë/ litri.

Vendimi për të mbledhur një Bordit të Transparencës erdhi pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.

 


Video