Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon ASHK: Transferimi ka nisur 5 vite më parë

2026-01-28 11:46:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon
ASHK

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar zyrtarisht mbi debatin e ndezur prej dy ditësh për transferimin e AHSK Vlorë në Tiranë. Punonjësit e Kadastrës së Vlorës nuk pranojnë të zhvendosen në Tiranë, po ashtu dhe qytetarët me frikën se do t’iu privohet shërbimi.

ASHK sqaron se riorganizimi i institucioneve në Tiranë ka nisur që prej vitit 2021, fillimisht me transferimin e Durrësit dhe Krujës, për të vazhduar me pas me Shkodrën, Kavajën, Kamëz-Vorë dhe Vlorën.

Kadastra sqaron se të gjitha shërbimet sot janë të digjitalizuara përmes e-Albania dhe të avancuara, ndërsa sqaron qytetarët për përmirësim të shërbimit ndaj kërkesave të tyre.

DEKLARATA E AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të brendshme institucionale. Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues. Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar.

Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë, dhe Vlorë. Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës.

Falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi. Sigurojmë banorët e Vlorës se jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës.

The State Cadastre Agency remains committed to providing increasingly fast, transparent and reliable services to every citizen, in every local directorate, through the digitalization of processes.
For 2 days now, employees of the Vlora Cadastre have suspended work in protest. The notification for the relocation until the end of January was received on the 23rd, a decision signed by the General Director of the Cadastre Lorena Goxhobelli. Meanwhile, yesterday, the Deputy Director of the Vlora Cadastre Agency, Sokol Shehaj, was dismissed from his post after joining the petition of 55 employees opposing the dismissal.

Employees of the Vlora Cadastre are demanding transparency from the general director, a review of the decision, and institutional dialogue, saying that the announcement was unexpected and that no further details have been explained to them.


Video