Policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi mbrëmjen e të martës Memaliajn, ku dyshohet se Donald Nela qëlloi për vdekje me armë zjarri 30-vjeçarin Endri Goxha.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë 7 persona, ndërsa tre persona kanë përfunduar në pranga.
Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi Endri Goxha ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Darjo Nela (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, dy vëllezërit e Darjo Nelës, dy shtetasit e shpallur në kërkim, Daniel Nela 29 vjeç dhe M. Nela, 28 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Endri Goxha, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.
Të dy vëllezërit janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë
Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026, në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri shtetasi E. G. dhe mbeti i plagosur shtetasi D. N. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, vijuan hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur mbrëmë, në Memaliaj.
Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga shtetasit:
D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç, të dy për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Deklaratat e rreme përpara prokurorit", si dhe për shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Kanosja".
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G.
Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Subsequently, the 2 brothers of citizen DN (the 2 citizens declared wanted, DN, 29 years old and MN, 28 years old), are suspected of having fired a firearm at citizen EG (who, as a result, lost his life during transportation to the hospital).
Both of these citizens immediately left the scene by vehicle, while intensive work continues to capture them.
Seized as material evidence are: the firearm pistol (with a cartridge in the chamber, ready to fire), with which it is suspected that citizen EG (who later lost his life) injured citizen DN, 1 magazine with cartridges, combat ammunition, 2 vehicles, 2 motorcycles, 4 cell phones and other items from the scene, which will serve to continue the investigation.
The procedural materials were referred to the Gjirokastra Prosecutor's Office for further action.