"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus
49-vjeçari Daut Laze i arrestuar mbrëmë nga komisariati numër 6 është shprehur se gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në Tiranë. Kryesisht ka qëndruar në Fresk, Kombinat dhe Astir.
Laze ka thënë se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë fshehur besimtarë të ndryshëm të fesë islame. 49 vjeçari menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët prej dy javësh ruanin banesën e Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.