Temperatura përvëluese, moti sot deri në 37°C!

2026-08-29 08:10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperatura përvëluese, moti sot deri në 37°C!

Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës.

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 25°C deri në 37°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 2 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


Video