Sara Mila's own goal, the denunciation of the director who recru...
2026-11-12 14:02:00Focus

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve spikat emri i ish-nënkryetares së bashkisë, Adela Hysenaj.
Hysenaj ndodhet në arrest shtëpie, ndërkohë që operacioni vijon.
Pritet të zbardhen detaje nga dosja për të cilën është zhvilluar aksioni dhe emrat e të dyshuarve.
Adela Hysenaj në vitin 2022 u zgjodh me vota brenda PS në Fier si një nga dy bashkëkryetaret, bashkë me Ramion Kurtin.