"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmond Hyka, mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan.
Sipas raportimeve, biznesmeni njihej në qytet si pronar i dy bizneseve, ajo e taksive elektrike dhe e një karburanti.
Më herët biznesmeni 43-vjeçar, dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një grupi kriminal që operonte jashtë Shqipërisë, kryesisht në rrjetin e lëndëve narkotike dhe këto janë janë pistat kryesore ku po heton policia.
Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy autorë dhe pasi kanë qëlluar drejt Mahallës janë larguar me një automjet tip Audi ngjyrë e zezë në drejtim të Librazhdit.
Disa persona janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me rastin.