Protests, violence, curfews: From France to Albania, why Europe'...
/ 2026-10-20 23:47:20Focus

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Itali, nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur rëndë.
Sipas mediave italiane, kur një kamion u përplas me një mur, shqiptari ka mbetur i bllokuar në mes.
43-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Trevisos me dëmtime të rënda në legen dhe bark.
Gjithashtu bëhet me dije se gjendja e tij është e rëndë, por nuk është në rrezik për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe inspektorët e Spisal për të sqaruar dinamiken e aksidentit.