550 dismantled cameras / the "Big Brother" of the gangs, without traces after cutting the "Threads"

2023-04-25 10:28:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
550 dismantled cameras / the "Big Brother" of the gangs, without
Illustrative photo

In January 2023, the Police launched the "Fijet" operation to dismantle security cameras placed by criminal groups on the streets of Albania. About 550 cameras dismantled throughout Albania, with Shkodra and Tirana holding the record. The city of Shkodra resembles a "Big Brother", where the movement of citizens can be controlled through the mobile phones of criminals. More than a coordinated operation against the threat to the security of citizens, the action was a propaganda campaign. Experts emphasize that tracking "Big Brother" should be done without removing the cameras. After cutting the "strings", this has little chance of happening.

On January 13, ten minutes before the clock struck 4 in the morning, a three-story yellow villa in the Dobraç neighborhood of Shkodër exploded. The target of the attack was Pëllumb Shpati, head of the crime investigation department at the Shkodra Police Directorate. The news was widely covered in the media, where it was announced that the line of inquiry was related to his job.

A day later, on January 14, in an event seemingly unrelated to the first, the Police in Shkodër announced the dismantling of 21 cameras installed on the city's electric poles, arguing that the cameras were installed for criminal purposes. The announcement clarified that the Shkodra police had received information from its agents about the installation of cameras on electric poles from "5 Heronjte" street to the Shkodra bypass (8 cameras) and from "5 Heronjte" street to the Dobraci roundabout (13 cameras ).

From this first Police announcement was distributed only through the media announcement. Notifications about the "Fijet" operation by the police began to be distributed on January 25 in the form of a "river" of statistics.

Propaganda with the "Fijet" operation?

The first public announcement of the law enforcement agencies on this event was made 11 days after the first announcement to the media about the dismantling of the cameras in Shkodër. With a synchronized movement, all the pages on the Facebook social network of law enforcement agencies, central and local, published a notice summarizing the work done by the State Police in the last 24 hours.

Part of the listed works was the announcement: "Another 38 cameras located in the neighborhoods of Shkodra, which served to inform the criminal contingent, were dismantled by the Police, during the second phase of the police operational plan coded "Fijet". So, if the first operation in Shkodër was the one on January 14, the second one happened on January 25 and was distributed on 14 different pages of the State Police, local police directorates and even the Ministry of Interior.

Prej publikimit të parë në rrjetet sociale, shpërndarja e koordinuar e informacionit mbi operacionin “Fijet” vijoi çdo ditë për të paktën një javë.

Të gjitha njoftimet e policisë në rrjetin social Facebook për operacionin “Fijet”, janë shpërndarë në mënyrë të koordinuar ndërmjet 14 faqeve të institucioneve të rendit në vend:

550 dismantled cameras / the "Big Brother" of the gangs, without
Imazh i kërkimit përmes CrowdTangle për shpërndarjen në facebook të njoftimeve mbi operacionin “Fijet”

Publikimet online të Policisë së Shtetit për këtë operacion filluan në datën 25 janar dhe përfunduan në 5 Mars 2023.

Si duket edhe në grafikun më poshtë, publikimet kanë nisur në 25 Janar. Kanë vijuar intensivisht deri në 3 shkurt, për të rinisur në datën 19 shkurt dhe përmbyllur në 5 Mars.

550 dismantled cameras / the "Big Brother" of the gangs, without
Të dhënat e gjeneruara nga motorri i kërkimit të Facebook, CrowdTangle

Informacioni i fundit që Policia e Shtetit i dha qytetarëve për “megaoperacionin” që u shtri në të gjithë Shqipërinë, ishte një video që përmblidhte në 8 minuta punën e policisë gjatë një muaji.

Nën ritmin e një muzike motivuese me doza epike, videoja tregon pamje të operacioneve të ndryshme të policisë dhe një narrativë të arritjeve të tyre. Edhe në këtë rast, operacioni “Fijet” u njoftua në nivel statistikor me një total prej 548 kamerash të çmontuara në të gjithë vendin.

Me çfarë kamerash na vëzhgojnë kriminelët?

Kamerat e çmontuara nga rrugët e qyteteve të ndryshme janë të llojit CCTV, që do të thotë “televizor me qark të mbyllur” pasi sinjali i shkon vetëm personit që ka vendosur kamerën. Këto kamera vendosen në pozicione strategjike për të vëzhguar pamjet që ajo transmeton në një monitor diku. Kamerat komunikojnë me monitorët apo videoregjistruesit përmes kabllove private apo valëve, duke e kufizuar shpërndarjen e sinjalit vetëm tek ata që kanë vendosur kamerën.

Kamerat moderne CCTV janë me ngjyra, kanë rezolucion të lartë të imazhit, mund të zmadhojnë imazhe apo të gjurmojnë veçori të ndryshme si psh. targat e makinave. Për të parë pamjet e kësaj kamere në një ekran ka dy mënyra. E para është ajo offline, që kërkon lidhjen e kompiuterit me kamerën, përmes kabllove fizike. E dyta, është lidhja përmes internetit. Për të parë live pamjet e kamerës në telefon apo kompiuter, duhet marrë shërbim interneti.

550 dismantled cameras / the "Big Brother" of the gangs, without
Imazh shpjegues për mënyrën si lidhen kamerat e sigurisë

Njoftimi i policisë për çmontimin e kamerave theksonte se ato ishin të lidhura me celularët. Kjo do të thotë se 548 kamerat e çmontuara nga Policia e Shtetit, ishin të gjitha të lidhura me një operator interneti, që mundëson transmetimin e pamjeve të kamerës. Operatori i internetit, mund të gjurmojë pajisjen ku përfundojnë pamjet e regjistruara nga kamera CCTV.

Çfarë thonë ekspertët

“Në teknologji nëse është dëshira dhe vullneti çdo gjë mund të gjurmohet edhe të gjindet, pavarësisht sa e vështirë është.” -  Besmir Semanaj, Inxhinier i Teknologjisë së Informacionit.

Besmir Semanaj, ekspert i inxhinierisë së teknologjisë shpjegoi për Faktoje mënyrën sesi mund të gjurmohet teknologjia e përdorur në rastin e kamerave të sigurisë. Sipas tij ka disa skenarë. Më i thjeshti prej tyre është bashkëpunimi me operatorin e internetit.

“Që të kemi internet, kuptohet që duhet një kontratë me një nga kompanitë që e ofrojnë atë shërbim. Mjafton që policia t’i drejtohet kompanisë që ka kryer shërbimin e internetit për këto kamera dhe të kërkojë emrin e personit që ka lidhur kontratën.” – tha Semanaj.

Njëkohësisht, këto kamera kanë edhe një regjistër të aktiviteteve, të quajtur “log” ku regjistrohen pajisjet që janë lidhur me kamerën si dhe adresat fizike (mac address) të këtyre pajisjeve.

“Përsëri përmes kompanive telefonike mund të identifikohet numri që ka përdorur këtë pajisje telefonike. – tha Semanaj i cili parashikoi edhe një skenar të tretë. Kamerat mund të kenë përdorur lidhje interneti të bizneseve apo njerëzve që janë pranë, duke hyrë në rrjetin e tyre. Por gjithsesi edhe kjo mund të gjurmohet, sipas ekspertit të inxhinierisë së teknologjisë, Besmir Semanaj.

Fakti qëndron se pas çmontimit të kamerave dhe prerjes së fijeve që e lidhin atë me internetin, gjurmimi është shumë herë më i vështirë. “Hetimi pas heqjes së kamerave është shumë herë më i vështirë. Do ishte shumë më e thjeshtë nëse ato kamera do liheshin për 6 muaj apo 1 vit dhe hetimi të niste ndërkohë që kamerat janë funksionale dhe të ndiqej komunikimi i internetit në bashkëpunim me kompanitë që e ofrojnë atë.” – përfundoi Semanaj.

Këtë mendim ndau me Faktojen edhe Dr. Elton Domnori, pedagog i inxhinierisë së teknologjisë. Ai shpjegoi se pas këputjes së lidhjes mes kamerës dhe pajisjes përmes së cilës ajo lidhet me internetin, gjurmimi është i pamundur. Mënyra për të gjetur pajisjet ku shihen pamjet e kamerave të sigurisë është pikërisht hetimi në fshehtësi, në bashkëpunim me operatorët e internetit që kane mundësuar lidhjen, i kamerave ndërkohë që ato janë ende në punë.

Si nisi operacioni i policisë dhe a u prenë “Fijet” e krimit?
Faktoje iu drejtua me kërkesë zyrtare Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat e operacionit “Fijet” për të kuptuar më mirë situatën.

Në përgjigjen e pyetjes se si nisi operacioni i quajtur “Fijet”, Policia e Shtetit sqaroi:

“Policia e Shtetit me qëllim hartimin e një strategjie të re në luftë ndaj krimit, ka analizuar situatën e sigurisë, gjatë periudhave shtator-dhjetor 2022 dhe janar-gusht 2022 dhe më gjerë. Një nga komponentët për hartimin e kësaj strategjie ishte edhe verifikimi i zbatimit të ligjit nr.19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”, pasi u konstatua një keqinterpretim i këtij ligji.”

Policia tha se strategjinë e ka sekret dhe nuk tregoi se ku qëndron keqinterpretimi i ligjit. Një kërkim në rrjet tregon se në media, nisja e operacionit u lidh drejtpërdrejt me vendosjen e tritolit në shtëpinë e Pëllumb Shpatit, shefit të hetimit të krimit në Shkodër. Kjo sepse policia vuri re se nuk kishte akses tek kamerat e sigurisë të vendosura në lagjen Dobraç ditën e atentatit me tritol dhe nga ku u hoqën 13 kamera sigurie të nesërmen.

Siguria e qytetarëve në pikëpyetje, por “pa gajle”

Qytetarët në Shkodër, pyetur nga Faktoje se sa të sigurt ndihen në lagjet e tyre, shfaqën frikë për të folur dhe zgjodhën të mos komentojnë. Në artikullin e publikuar në Shkurt 2023 nga BIRN, gazetarët Emi Kalaja dhe Geri Emiri pasqyruan mungesën e sigurisë që qytetarët e ndjenin edhe në shprehjen e problemit. Një mësuese 42 vjeçare foli me BIRN në kushtet e anonimatit për gjendjen në qytet.

“Në Shkodër jetohet me frikën pas veshit. Tani del që ata na ndjekin hap pas hapi, ma keq nuk bahet,” tha mësuesja. “Prandaj kanë ik njerëzit e bizneset, ka gjoba, kërcënime e frikë”

Shifrat e raportuara në njoftimet e policisë për kamera të vendosura në rrugët e qyteteve nga kriminelët, do trembnin çdo qytetar të zonës së “prekur”. Nisur nga njoftimet e policisë, harta që gjeni më poshtë, tregon vendndodhjen dhe numrin e kamerave të vendosura nga kriminelët për të vëzhguar qytetin e Shkodrës.

550 dismantled cameras / the "Big Brother" of the gangs, without
Pamje grafike e rrugëve dhe zonave në Shkodër ku janë çmontuar kamerat e sigurisë

Njëkohësisht, sipas statistikave të dhëna nga Policia e Shtetit pas kërkesës zyrtare për informacion, pamja e Shqipërisë së vëzhguar nga krimi i ngjan një shtëpie “Big Brother” të vëzhguar nga dhjetëra kamera:

550 dismantled cameras / the "Big Brother" of the gangs, without

Çfarë thotë ligji?

Ligji që përcakton mënyrën dhe rregullat e vendosjes së kamerave në rrugët e qyteteve është “ligji për masat shtesë të sigurisë publike”. Sipas këtij ligji, çdo person fizik ose juridik, shtetas shqiptar apo i huaj, ka të drejtë të vendosë kamera në ambjentet e jashtme të biznesit apo banesës së vet, pas një vlerësimi të rrezikut që e kryen Policia e Shtetit.

Ministri i Brendshëm bashkë me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, miratuan edhe një udhëzim për ngritjen e një regjistri me të dhëna në nivel vendor dhe qendror të subjekteve që marrin masa shtesë të sigurisë publike, siç është instalimi i kamerave të sigurisë.

Ligji (neni 5 pika 3) ngarkon Policinë e Shtetit të identifikojë të gjithë ata që instalojnë kamera dhe ruajnë imazhet filmike, me qëllim njoftimin dhe ruajtjen e tyre në regjistër.

Sipas parashikimit ligjor, procedura për vendosjen e një kamere sigurie në rrugë është kjo:

1. Subjektet që vlerësohen nga Policia si burim rreziku të shtuar, njoftohen nga drejtoria vendore e Policisë për masat që duhet të marrin.

2. Subjekti merr masat e sigurisë brenda 2 muajsh nga marrja e njoftimit të policisë.

3. Brenda 15 ditëve nga marrja e masave nga subjekti, policia kontrollon nëse janë plotësuar masat e përcaktuara dhe brenda 15 ditëve nga kryerja e këtij kontrolli, lëshon “Vërtetim sigurie” për subjektin.

Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Edhe pse Policia e Shtetit e quajti pjesë të strategjisë së saj nisjen e operacionit “Fijet”, në përgjigjen zyrtare për Faktoje, faktet tregojnë se ky nuk ishte një operacion i planifikuar, por që “lindi rrugës”, për inerci të hetimeve pas atentatit me tritol në shtëpinë e shefit të hetimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati.

Faktet që çojnë në këtë përfundim janë disa, përshembull koha e nisjes së operacionit, vendndodhja dhe mungesa e organizimit në aksionin fillestar.

Për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes, Faktoje bisedoi me gazetarin investigativ Artan Hoxha, i cili në komentet e tij në media e ka lidhur në formën shkak-pasojë nisjen e operacionit “Fijet”.

Sipas tij, arsyeja e vërtetë e nisjes së aksionit është sepse policia nuk arriti të merrte pamjet e kamerave që ishin të vendosura në lagjen e Dobraçit, pas atentatit me tritol në shtëpinë e Pëllumb Shpatit. Kjo është raportuar edhe në mediat ndërkombëtare si arsyeja e nisjes së operacionit “Fijet”.

Një tjetër faktor që tregon se operacioni nuk ishte planifikuar nga Policia e Shtetit, ndryshe nga pohimi i institucionit për Faktojen, është mungesa e organizimit dhe sinkronizimit në zbatim.

Hoxha shpjegoi për Faktoje, se operacionet e policisë nuk zbatohen ashtu siç ndodhi me “Fijet” pasi aksioni kërkon organizim dhe sinkronizim që të ketë efekt.

“Ata që kanë shkelur ligjin, nëse e shohin në televizor që policia po heq kamerat nëpër qytete të ndryshme, i heqin vetë kamerat përpara se të shkojë policia aty. praNdaj operacionet nisen njëkohësisht në të gjitha qytetet e vendit, që të mos dekonspirohet aksioni.” — Artan Hoxha, gazetar investigativ.

Kjo nuk ndodhi me operacionin “Fijet” për të cilin Policia bëri aksionin e parë në datën 14 Janar në Shkodër. Aksioni i dytë, po në Shkodër, ndodhi në 25 Janar, për të vijuar në qytete të tjera ditë pas dite.

Përfundim

Në komunikimet e saj publike Policia e ka trajtuar operacionin fijet si mjet për të propaganduar punën e saj, dhe jo si një operacion për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Kjo vërtetohet nga forma dhe përmbajtja e komunikimit të këtij rasti, ku policia numëron fazat e aksionit, numrin e kamerave të çmontuara dhe numrin e personave që po hetohen, pa dhënë asnjë informacion mbi sigurinë e qytetarëve të cilët kanë jetuar pa dëshirën e tyre të “vëzhguar” nga kriminelët.

Prej sa kohe janë vendosur kamerat? Kjo nuk dihet. A janë të sigurtë sot qytetarët? As kjo nuk dihet. A ka ndërmarrë ndonjë veprim policia për të parandaluar vendosjen e kamerave të tjera? As kjo nuk është sqaruar për qytetarët.

“Jo më larg se tri javë më parë, isha në një dhomë, muri i së cilës kishte të paktën 25 ekrane ku shfaqeshin pamje të drejtpërdrejta të rrugëve të qytetit” – tha Artan Hoxha për Faktoje.

The cameras have night vision, license plate recognition capabilities, and some of them even have audio, explains Hoxha, emphasizing that this advanced surveillance technology should belong only to the police.

In the answers to Faktoje, the State Police explains that the "Fijet" operation continues, even though it is not known what concrete actions are being taken and what measures are being taken to clarify one of the most important events for the safety of citizens, which is going on unnoticed. noticed through the dense smoke of the day's news and successive political scandals in the country.

/Faktoje.al



Video